Akuzat ndaj Thaçit, Hoti anulon takimin në SHBA
Transmetuar më 25-06-2020, 08:23
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti nuk do të marrë pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, të parashikuar për tu mbajtur në 27 qershor, për dialogun me Serbinë.

Ky anulim vjen pasi Presidenti Hashim Thaçi është vënë nën akuzë për krime lufte nga Haga.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën. E kam njoftuar ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan Hoti.

Ditën e mërkurë zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, njoftoi se ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila e ngarkon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe të tjerë me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Kjo bëri që një ditë më parë edhe Thaçi të anulonte vizitën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /a.y/noa.al

Presidentit Hashim Thaçi i ngrihet aktakuzë nga Haga për krime lufte, i përfshirë me të tjerë në rreth 100 vrasje

Thaçi anulon takimin me Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, Grenell: E respektoj vendimin e tij

Loading...