Transmetuar më 24-06-2020, 18:40

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posacëm i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, tha se u informua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi se e ka pezulluar udhëtimin për në Washington, pas publikimit të akuzës nga Prokuroria e posaçme për Kosovën.

Zëri i Amerikës dha mesazhin e bërë publik në Twitter nga Richard Grenell.

"E respektoj vendimin e tij që të ms marrë pjesë në diskutime derisa nuk zgjidhen çështjet juridike", shkroi zoti Grenell.

Në Washington ishte planifikuar këtë të shtunë një takim mes Thaçit dhe Vuçiç, për marrëveshjen e shumëpërfolur Serbi-Kosovë.

Por vetëm pak ditë para këtij takimi, Prokuroria e Posaçme në Hagë ngriti një aktakuzë kundër kreut të shtetit kosovar, duke e akuzuar atë dhe ish-kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit. Dy funksionarwt e lartw si dhe të tjera akuzohen për gati 100 vrasje, çka ka bërë që pas këtyre akuzave Presidenti i Kosovës të anulojë udhëtimin dhe bisedimet  e planifikuara me homologun e tij serb, për këtë fundjavë.

/NOA.al