Sfidë me motin dhe Covid-19/ Vlora u përket bjellorusëve (FOTO)
Transmetuar më 24-06-2020, 17:28

Moti jo i përshtatshëm, por më tepër periudha i izolimit nga Covid-19 ka bërë që në bregdetin shqiptar të ketë këtë vit më pak pushues. Të paktën në muajin e parë të pushimeve, qershori në Vlorë duket se është i bjellorusëve.

Guidat u janë përshtatur turistëve të parë që erdhën pas hapjes së kufijve, të cilët kanë pushtuar qytetin bregdetar të vendit tonë, i cili çdo vit në këtë periudhë priste më së shumti plazhistë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Shumë prej tyre shrehen të kënaqur me qetësinë dhe rendin në qytetin tonë bregdetar. Ata thonë se, pavarësisht situatës së pandemisë, janë duke respektuar rregullat e distancimit social.

Ndërkaq, ka edhe nga ata që kanë përjetuar ditë të veçanta në jetë, gjatë pushimeve që po kalojnë këto ditë në Vlorë. Njëra prej tyre është Katerina, e cila festoi 30-vjetorin gjatë pushimeve në Vlorë.

“Unë jam Katerina, jam 30 vjeçe. Prej 10 ditësh ndodhem këtu dhe ditëlindjen time këtë vit e festova në Shqipëri. E kam shijuar shumë këtë ditëlindje dhe është dhurata më e bukur që i kam bërë vetes”, tha një turiste bjelloruse. “Prej 3 ditësh ndodhem në Shqipëri e jam e lumtur për çdo gjë që po përjetoj këtu dhe aspak e shqetësuar nga covid 19", – shtoi një tjetër.

Janë me dhjetëra pushues nga Bjellorusia, por edhe nga vende të tjera të lindjes që po kalojnë pushimet këtë muaj, në bregdetin shqiptar./NOA.al

Loading...