Banka Kombëtare Tregtare humb gjyqin. DPSHTRR: Na ktheu 54 milionë lekë të vjetra që ishin vjedhur, haka shkoi tek i zoti!
Transmetuar më 24-06-2020, 15:14

Banka Kombëtare Tregtare është përballur me një kalvar gjyqësor dhe në fund e ka humbur gjyqin me institucionin shtetëror shqiptar.

Këtë e njoftoi sot DPSHTRR (Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor) në një njoftim për shtyp.

DPSHTRR tha se ishte në proces gjyqësor me BKT, "për një ngjarje me pasojë vjedhjen e shifrës së 5,401,420 lekë të reja, e ndodhur gjatë transferimit së xhiros së DRSHTRR Laç, në dt. 27.12.2017".

Kjo drejtori njoftoi se BKT e ktheu mbrapsht shumën përkatëse në llogarinë e DPSHTRR në dt. 22.05.2020! "Haka do kthehet te i zoti për sa kohë çdo procedurë e drejtorive tona rajonale, me bankat apo kompanitë e sigurisë garanton gjithë vlerat monetare, dhe i bëhet yzmeti çdo qindarke të arkës sonë!", – thuhet në njoftimin e DPSHTRR,  raporton noa.al.

Loading...