Transmetuar më 24-06-2020, 11:08

Dy gra janë zënë me njëra tjetrën, teksa ishin në radhë në një lokal në California, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në pamjet që gjeni më poshtë, mund të shihni një grua rreth të 60-ve, e cila debaton me një grua, e cila ndodhet në radhë me një fëmijë në karrocë.

Dy gratë nisin të debatojnë, për shkak të respektimit të distancës prej koronavirusit.

Në debat e sipër gruaja e moshuar i afrohet foshnjës rreth 10 muajsh, dhe i pështyn disa herë.

Pas kësaj ajo largohet qetësisht nga ambienti ku ndodhej.