Transmetuar më 24-06-2020, 09:55

Pas arrestimit të 30-vjeçarit Eduart Lamaj i cili u kap mbrëmjen e së hënës, i plagosur duke u mjekuar ilegalisht në spitalin privat “Amavita” në Tiranë, i dyshuar si autori kryesor i ekzekutimit të dyfishtë të dy biznesmenëve në Kurbin, dalin emrat e tre personave të shpallur në kërkim.

Si bashkëpunëtorë të Lamaj janë shpallur në kërkim 33- vjeçari Ilir Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson Alija, i njohur ndryshe si Oltion Vlashi dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola.

Katër të rinjtë akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin, mbrëmjen e 30 majit kanë vrarë dy biznesmenët Bujar Lika (Hasani) si dhe Paulin Gjergjin.

Në vijim të hetimeve policia ka sekuestruar dy makina, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e krimit dhe për largimin nga vendi i ngjarjes, një ‘Volkswagen’ me targa AA505UG si dhe një makinë ‘Land Rover’, mjet me të cilin Lamaj u transportua drejt klinikës private.

Bëhet me dije se 33-vjeçari Ilir Xhepaj rezulton në kërkim, për një tjetër plagosje të ndodhur po në muajin maj. /a.y/noa.al

U arrestua në spitalin privat ku kuronte plagën e infektuar, kush është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë

Mjekët e spitalit “Amavita” në Tiranë, kuruan ilegalisht të dyshuarin për vrasjen e dy biznesmenëve

Vrasja e dy biznesmenëve në Kurbin, arrestohet një person i dyshuar, u paraqit në spital i plagosur