Transmetuar më 23-06-2020, 21:26

Ish-kryeministri dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndau sot me ndjekësit e tij lajmin e mirë se një vajza nga Kosovë mori detyrën e një posti të rëndësishëm në Kantonin e Licernit, Zvicër.

Ylfete Fanaj sipas Kurtit bëhet shqiptarja e parë deputete e këtij parlamenti, si dhe shqiptarja e parë që udhëheqë këtë institucion, që është posti më i lartë që ka marrë ndonjëherë ndonjë shqiptar në Zvicër.

Albin Kurti, me krenari, zbuloi se ceremonia inauguruese u shoqërua me këngën e vjetër “Moj e Bukura More”, e cila sipas tij, shpreh si kujtesën e mallin për atdhe, ashtu edhe një histori të rëndësishme për popullin shqiptar, i cili jo rrallëherë u detyrua të shpërngulet dhe kërkojë një atdhe të dytë.

"Suksesi i znj. Fanaj është shembull dhe dëshmi se si me mund, përpjekje e besim, ndonëse larg vendlindjes, shqiptarët mund të jenë bartës të vlerave dhe ushtrues të detyrave të rëndësishme në institucionet e shteteve ku ata jetojnë dhe veprojnë",  theksoi Albin Kurti.

"E uroj znj. Fanaj për detyrën e re. Zvicrën dhe Kosovën i lidhë e kaluara dhe e tashmja. Le të punojmë si politikanë shqiptarë dhe me orientim socialdemokrat që kjo lidhje të mirëmbahet, kultivohet dhe zhvillohet tutje në të ardhmen" – shkroi ish-kryeministri i Kosovës për këtë arritje të Ylfete Fanaj.

/NOA.al