Transmetuar më 23-06-2020, 13:21

Personi që shikoni në fotografi të shtrirë në shtratin e spitalit me tuba në hundë, është 30-vjeçari Eduart Lamaj, i riu i arrestuar mbrëmjen e së hënës, i dyshuar për ekzekutimin e dy biznesmenëve në Kurbin në 30 maj, Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji.

Ai u arrestua në spitalin privat “Amavita” në zonën e Qytetit Studenti në kryeqytet, vend ku po kurohej ilegalisht prej së paku dy ditësh.

Për shkak të infektimit të plagës së marrë natën e përplasjes me armë, Lamaj është dërguar në spitalin privat nga familjarët rreth 20 ditë më vonë, ndërsa gjatë kësaj kohe ishte kuruar në shtëpi.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia Lamaj ka thënë se nuk kishte shkuar në hotelin ku ndodhi krimi për ti vrarë viktimat, por për të shkatërruar hotelin, pasi pronari i tij i kishte borxh një shumë të konsiderueshme parash.

“Nuk vajta për ti vrarë. Më kishte borxh i zoti i hotelit dhe vajta për të shkatërruar godinën. Nisën të më qëllonin me armë, duke u ndjerë i rrezikuar nisa të qëlloja dhe unë”, mësohet të ketë thënë Lamaj, para hetuesve.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur në këmbë Lamaj, i cili pas ngjarjes, u strehua tek e motra në Tiranë.

Por dy netë më parë plaga kishte nisur të infektohej, duke bërë që familjarët ta dërgojnë tek spitali privat “Amavita”.

Dy mjekët e spitalit privat u arrestuan nga policia e Tiranës, pasi kuruan ilegalisht autorin e dyshuar për ekzekutimin e dy biznesmenëve në Kurbin, më 30 maj.

Bëhet fjalë për mjekët e spitalit privat “Amavita” pranë Qytetit Studenti, ku mjekët Besim Lama 46 vjeç dhe Viktor Marku 42 vjeç, morën përsipër kurimin e 30-vjeçarit Eduart Lamaj ilegalisht.

Kjo bëri që ata të arrestohen nga policia, të akuzuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. /a.y/noa.al

Arrestohet në klinikën private i dyshuari për atentatin e dyfishtë në Kurbin, në pranga dhe dy mjekë

Vrasja e dy biznesmenëve në Kurbin, arrestohet një person i dyshuar, u paraqit në spital i plagosur

Mjekët e spitalit “Amavita” në Tiranë, kuruan ilegalisht të dyshuarin për vrasjen e dy biznesmenëve