Transmetuar më 23-06-2020, 11:58
Bujar Hasani, Paulin Gjergji

Dy mjekë u arrestuan nga policia e Tiranës, pasi kuruan ilegalisht autorin e dyshuar për ekzekutimin e dy biznesmenëve në Kurbin, më 30 maj.

Bëhet fjalë për mjekët e spitalit privat “Amavita” pranë Qytetit Studenti, ku mjekët Besim Lama 46 vjeç dhe Viktor Marku 42 vjeç, morën përsipër kurimin e 30-vjeçarit Eduart Lame ilegalisht.

Kjo bëri që ata të arrestohen nga policia, të akuzuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Arrestimi i tyre u bë pasi i dyshuari për ekzekutimin e dy biznesmenëve Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji, më 30 maj, prej disa ditësh merrte mjekim në klinikën private, në mënyrë ilegale.

Në kuadër të operacionit u kap në klinikën private në Tiranë, Eduart Lama, 30 vjeç, banues në Laç, i cili gjatë kryerjes së krimit ku mbetën të vrarë Bujar Hasani (Lika) , 37 vjeç dhe Paulin Gjergji, 53 vjeç, si dhe u plagos Kreshnik Tusha, 21 vjeç, pati shkëmbim zjarri dhe për pasojë u plagos në këmbë edhe i dyshuari, i cili po mjekohej ilegalisht në një klinikë private në Tiranë.

Lama ishte paraqitur në spital me plagën e infektuar, ku në këmbim të parave kishte siguruar mjekimin. /a.y/noa.al

Arrestohet në klinikën private i dyshuari për atentatin e dyfishtë në Kurbin, në pranga dhe dy mjekë

Vrasja e dy biznesmenëve në Kurbin, arrestohet një person i dyshuar, u paraqit në spital i plagosur