Transmetuar më 23-06-2020, 10:03
Elmaz Sherifi

Rasti për ta ndryshuar Kushtetutën sipas të “pa parëve” ka mbërritur. Me hallin që i ka zënë nga marrëveshja e Këshillit Politik, duhet ndryshuar Kushtetuta për të hequr…

Nga Elmaz Sherifi

Foli Venecia, por nuk dëgjon Manja” !

E pësuan si “Breshka te Nallbani”.

Kryetari i Komisionit te Ligjeve ligjëronte e protestonte dikur, perse kryetari i shtetit, nuk pranoi emërimin e anëtares së Gjykates Kushtetuese nga Kuvendi dhe betimin e saj para tij, ashtu si e vlerësoi dekretimin e një anëtareje të Gjykatës Kushtetuese nga kryetari i shtetit antikushtetuese, e për ato shkaqe Manja, bëri ligj, dhe i’a hoqi kompetencën kushtetuese kryetarit të shtetit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese para tij.

Me seriozitetin dhe “kompetencën” profesionale, që e shfaqte çdo ditë i premtoi opinionit se konfliktin do e zgjidhte Komisioni i Venecias. Prandaj, me shume bujë mediatike “atë mot”, para Corona Virusit, u binte tam tameve e paralajmëroi se edhe kryetari i shtetit do të shkarkohej si shkelës i Kushtetutës!

Komisioni i Venecias ua dha “goditjen në tru”! Veprimet e kryetarit të shtetit u vlerësuan kushtetuese me Opinionin Përfundimtar të Komisionit të Venecias, madje ai e ka mbrojtur Kushtetutën nga sjellja antikushtetuese e Manjës dhe Kuvendit të sajuar.

Venecia foli, por, nuk dëgjon Manja!

Me kompetencën profesionale që e shfaq ne raste nevoje, paralajmëroi se do e analizojnë raportin, por s’do “kthehen prapa”, përkundrazi do “ecin para”, dhe Kuvendi i sajuar mund të ndryshojë edhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila është miratuar me Referendum.

Rasti për ta ndryshuar Kushtetutën sipas të “pa parëve” ka mbërritur. Me hallin që i ka zënë nga marrëveshja e Këshillit Politik, duhet ndryshuar Kushtetuta për të hequr koalicionet parazgjedhore dhe kompetencat e kryetarit të shtetit për emërimet dhe betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese para tij.

Janë marrosur e s’dinë se çfarë të bëjnë. Goditja që morën nga Amendamenti i Parlamentit Europian me 532 vota, nga 688 anëtare, për plotësimin e 15 kushteve para Konferencës Ndërqeveritare, me sa shihet, do i çojë në çmenduri të tjera.

Militantë partiakë kanë rastin të shohin komeditë politike absurde. Kohë qyfyresh!/Telegraf