Transmetuar më 22-06-2020, 20:31

E kishit menduar ndonjëherë se një tren mund të ecë me 600 kilometra në orë? Sigurisht që jo.

Ka ndodhur në të vërtetë dhe është prezantuar në Kinë treni gjigant i cili kaloi me sukses provën e parë.

Pas 4 vitesh punë, treni arriti të përfundojë me sukses udhëtimin e parë.

Në ndërtimin e tij janë përfshirë ekspertë inxhinierë dhe shkencëtarë nga 30 ndërmarrje të ndryshme, universitete dhe institute kërkimore në Kinë.

Projekti për ndërtimin e këtij treni ka nisur në vitin 2016 dhe pritet që prodhimi në seri i trenit të nisë në fund të këtij viti. /k.k/noa.al/