Aktori humb ndjenjat në skenë, në spital zbulon se është prekur nga koronavirusi
Transmetuar më 22-06-2020, 15:44

Humbi ndjenjat në skenë, teksa po mbante shfaqje para spektatorëve. Një aktor u dërgua në spital pasi u dje keq në skenë, por aty i bënë tamponin dhe rezultoi pozitiv me koronavirus.

Aktori amerikan, i njohur si komik, opinionit dhe prezantues radiofonik D. L. Hughley, 57, gjatë një shfaqjeje që po mbante të premten mbrëma në ‘stand-up comedy’, në një lokal historik në Nashville, Tennessee, humbi ndjenjat papritur.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku u bë dhe zbulimi se ishte infektuar nga Covid-19.

Pak më vonë vetë aktori nëpërmjet një mesazhi për fansat tha se, “Me sa duket humba thjesht ndjenjat, nuk ka asgjë të rëndë. Më bënë tamponin dhe zbuluan se jam pozitiv me koronavirus, edhe pse nuk kam asnjë simptomë. Jam mirë, por më duhet të rri për dy javë i izoluar në dhomën time në hotel. Falenderoj mjekët dhje infermierët që u kujdesën për mua”. /a.y/noa.al

Loading...