Transmetuar më 22-06-2020, 08:11

Dy djem në Kukës, janë identifikuar nga policia lokale si abuzues seksualë me një vajzë me aftësi të kufizuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e dy shtetasve, Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Lojme, Kukës.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë nga Kosova, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.