Shkoi me vonesë në shtëpi, babai vret me shufër hekuri të bijën
Transmetuar më 19-06-2020, 21:30

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Iranin, ku një vajzë është vrarë me shufër hekuri nga babai për shkak se shkoi në shtëpi me vonesë.

Reyhaneh Ameri sipas mediave të huaja, u qëllua me shufër hekuri nga i ati i saj.

Mediat shkruajnë se Ameri u dërgua në spital me plagë të rënda, por nuk mundi të mbijetojë.

Reyhaneh thuhet të ketë shkuar në shtëpinë e prindërve të saj rreth orës 11:30 të mëngjesit të së dielës, gjë që ka acaruar babanë e saj.

Motra e Reyaneh u shpreh se ajo shkoi të vizitojë shtëpinë e prindërve të saj të nesërmen në mes orës 8:30 dhe 9:00 të mëngjesit, por askush nuk u përgjigj kur trokiti.

Ajo pa njolla gjaku në mure dhe më tej mësoi krimin e rëndë.

Kjo nuk është ngjarja e vetme e ndodhur në Iran.

Pak ditë më parë 19-vjeçarja Fatemeh Barihi u vra nga burri i saj, kurse një 13 vjeçare, Romina Ashrafi u vra me një drapër nga babai i saj./noa.al/

Loading...