Jonida Vokshi mes “lotëve të lumturisë” bëhet nënë, emocionet dhe të parët që e uruan (FOTO)
Transmetuar më 18-06-2020, 19:47

Jonida Vokshi, prezantuese dhe aktore e njohur, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka lindur një vajzë që e ka quajtur Emi, gati një vit pas martesës me Besnik Krapin.

Jonida ka ndarë një foto me fëmijën që sapo i ka ardhur në jetë, duke marrë edhe urime të shumta, mes tyre, veçohet ajo e Armina Mevlanit.

"Të jetë e lumtur gjithë jetën drita jote", i ka shkruar Armina, ndër të parat personazhë publikë që ka uruar Jonidën, mbi këtë gëzim. Kiara Tito, Orgeza Zaimi, Olta Boka, Klea Huta, Albana Osmani, kanë qenë personazhë të tjerë që kanë uruar të parat Jonida Vokshin, për lindjen e vajzës.

Mesazhi i Jonida Vokshit, ka qenë po aq emocionues:

"Nuk më pushojnë akoma lotët e lumturisë!

"Totalisht dashuri e një tjetër dimensioni!"

"Nje jete e re, tashme dedikuar ty e vogla ime, EMI jone, duke bashkuar në urim edhe bashkëshortin e saj, Besnik Krapi".

Jonida iu ka dedikuar një falenderim ekipit të mjekëve që u kujdesën për lindjen e saj, duke e mbyllur mesazhin me këto fjalë: Por mbi gjithçka FALEMINDERIT ZOT për këtë mrekulli, ndjesi me të cilën me bekove".

/NOA.al

Loading...