Tragjike! Vret veten kirurgia e njohur e operacioneve estetike (FOTO)
Transmetuar më 17-06-2020, 19:24

Një prej emrave më të njohur të kirurgjisë plastike në rrethin e personazheve të njohur, është vetëgoditur në zemër nga dy goditje me thikë.

Kirurgia estetike e VIP-ave në Serbi i ka dhënë fund jetës në kushte tragjike.

Sipas mediave vendëse, Violeta e mbylli veten në tualet dhe nuk po dilte pas shumë kohësh. Djali dhe bashkëshorti trokitën në derë, por pasi nuk morën asnjë përgjigje.

Kur ata vendosën të hapnin derën, e gjetën mjeken të mbuluar me gjak, dhe lajmëruan policinë.

Violeta e kishte goditur veten dy herë me thikë, në gjoks dhe në stomak.

Prokuroria ka urdhëruar autopsinë e mjekes për të kuptuar nëse ka qenë nën efektin e ndonjë medikamenti, drogës apo alkoolit.

AJo ishte pronare e një klinike private dhe punonte prej 20-vitesh si kirurge plastike, një prej më të preferuarave të VIP-ave.

Violeta Skorobac lindi në Beograd dhe u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë së këtij qyteti, më 1994. Përfundoi specializimin në kirurgji plastike dhe rikonstruktive në vitin 2000 dhe prej vitit 1995, ishte e punësuar në Institutin e Sëmundjeve Kardiovaskulare "Dedinje", por ka vazhduar trajnime dhe praktika profesionale në klinika të shumta me famë botërore në vende si Greqi, Rusi, Itali, Amerikë etj.

/NOA.al

Loading...