Transmetuar më 16-06-2020, 23:23

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e dy fëmijëve ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Malishevë.

Tre fëmijë kanë shkuar për t’u larë në një rezervuar, por dy prej tyre kanë humbur jetën.

Siç shkruajnë mediat vendase, një nga banorët e zonës ka parë ngjarjen dhe është ofruar menjëherë të ndihmojë.

Ai ka nxjerrë një prej fëmijëve, por fatkeqësisht të pajetë.

Menjëherë është njoftuar policia e FSK-së, e cila bëri të mundur nxjerrjen e djalit tjetër të pajetë dhe fatmirësisht fëmija i tretë arriti të shpëtonte.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Beki Kelani, ka dhënë detaje lidhur me situatën, ku tregon se fillimisht fëmijët kishin hyrë në liqen, ndërsa dy prej tyre nuk mundën të dilnin dhe si pasojë humbën jetën.

Beki Kelani tregoi se një prej fëmijëve u nxorr nga një banor i zonës, por ndihma e dhënë prej tij dhe policisë nuk arritën t’ia shpëtonin jetën.  Fëmijët janë të moshës 9 deri në 11 vjeç./noa.al/