Transmetuar më 16-06-2020, 20:17

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:00, në aksin Mitrovicë – Pejë, konkretisht në fshatin Broboniq.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, njofton policia vendase.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Po hetohen shkaqet e aksidentit./noa.al/