Transmetuar më 16-06-2020, 17:54

Jo vetëm aktor si aktor i njohur i humorit, por Julian Deda është  i njohur edhe aktivist i Partisë Demokratike. Madje në rrjetet sociale ai është tepër aktive, sa i përket anës politike.

Jul Deda ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, me deklarën e këtij të fundit, që e quajti sukses faktin se në Shqipëri gjatë pandemisë nuk humbi askush jetën prej urisë.

"Ke të drejte Edo, për bukën e gojës nuk ka vdek njëri qe nga koha e Skënderbeut e deri sot, ndërsa sot po…!", tha Deda.

Ka një skepticizëm mes shqiptarëve të pakënaqur nga qeverisja, se në rast largimi të Ramës nuk ka kush e drejton vendin. I njohur me këtë perceptim, Julian Deda bëri sot këtë thirrje:

"Duhet me e nda mendjen, këtë Ed Ramën të mbajme edhe 20 vjet në pushtet apo duhet ta heqim me ceremoni?"

"Kujdes, kush me pyet "po ja hoqëm këtë, kush dë vijë, është njësoj sikur me thënë "mbajmë Ramën dhe e bëjmë perandor", kështu që mos u lodhni kot me këtë pyetje", u shpreh Julian Deda, sa i përket komenteve politike të ditës së sotme, në rrjetet sociale./NOA.al