Tragjike! Dy fëmijë bien në pusin e thellë, njëri humb jetën, tjetri ende nuk është gjetur
Transmetuar më 16-06-2020, 17:34

Dy fëmijë kanë rënë në një pus në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit dhe nga raportimet paraprake konfirmohet nga policia se njëri prej tyre ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e shpëtimit për nxjerrjen e fëmijës tjetër.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha konfirmoi për mediat tragjedinë në fjalë.

“Me datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informaten se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Policia me njesitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekesor ka konstatuar vdekjen e një femiu rreth 10/12 vjeqar i nxjerrur nga pusi”,  është shprehur Daut Hoxha  për KALLXO.com.

Sipas Hoxhës, janë njoftuar ekipet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e fëmijës tjetër, i cili dyshohet të ketë rënë gjithashtu në pus.

/NOA.al

Loading...