Meri Shehu paralajmëron ditë më të vështira për shqiptarët në tre javët e ardhshme. Çfarë pritet të ndodhë me secilën shenjë
Transmetuar më 16-06-2020, 17:13

Sikur të mos mjaftojë situata e fundit e Covid-19, astrologia e njohur shqiptare Meri Shehu me parashikimin e saj për tre javët e ardhshme, i tremb jo pak shqiptarët.

Ajo bëri të ditur se nga 18 qershori deri në 12 korrik do jemi në një periudhë me shumë ndikime planetare, që nuk janë edhe pozitive.

"Planeti Mërkur kthehet në rrugëtim të kundërt dhe kështu do kemi rikthimin e mendimeve tek e kaluara, do përpiqemi te zgjidhim probleme te se kaluares, kujtimet do na emocionojnë dhe do na çojnë në udhëtime të largëta me mendime, – argumentoi Meri.

"Mërkuri i kundërt mund të sjellë vështirësi në jetën sociale. Shumë ndikime do të ketë nga barra e gjërave të cilat i mbartin si çështje nga e kaluara dhe janë ende të pazgjidhura".

"Çështjet familjare të personave të afërt të familjarizuar do të fillojnë të na preokupojnë. Keqkuptime, mesazhe nga e kaluara, njerëz që rikthehen në jetën tonë do duhen patur kujdes".

"Vështirësi dhe pengesa do ketë në: marrëveshje, bashkëpunime, kontrata dhe vendime të rëndësishme; shkëmbime tregtare; mesazhet, takimet, udhëtimet, shkrimet; çdo gjë që ka lidhje me elektricitetin, elektronikën, makina kompjutera, telefona; shkresa zyrtare; përballje ligjore", sqaroi Meri.

Parashikimi i saj për secilën shenjë!

Dashi:

Kujdes me çështjet familjare dhe rikthim problemesh në biznese familjare, ndërtime, hotele, bashkëjetesa, trashëgimia dhe rikthim nga e kaluara.

Demi:

Bashkëpunime apo marrevëshje për bashkëpunime me miq, shokë, por jeta juaj sociale do marrë një kthim mbrapa. Kujdes me marrëdhëniet shoqërore dhe jetën e mpleksur në shoqëri.

Binjakët:

Çështje te rendesishme ngaterresash ne aspektin ekonomik apo ne jeten personale do shtrohen para jush. Kujdes me shpenzimet dhe investimet.

Gaforrja:

Jeta juaj në përgjithësi do komplikohet në shumë aspekte. Në komunikim do keni keqkuptime, në plane do keni kthim mbrapa dhe në jetën personale rrëmujë.

Luani:

Çështje të ligjit apo të kundërshtarëve të fshehtë do kthehen në jetën tuaj. Kujdes me punën apo me ndryshimet që doni të bëni, pasi situatat komplikohen.

Virgjeresha:

Do riktheheni në komunikim, në lidhje me një person të rëndësishem, apo të afërt, ose me një plan tuajin. Por duhet të keni kujdes. Ky rikthim mund të jetë ngatërrestar.

Peshorja:

Një çështje e rëndësishme karriere vjen përsëri para jush, por edhe një përballje me eprorët apo me njerëz të ligjit. Çështje që kanë të bëjnë me jetën personale do të shtyhen.

Akrepi:

Do jeni në një periudhë ku mund të rishikoni mundësitë dhe horizontet tuaja dhe të rregulloni edhe një herë ato punë apo bashkëpunime që i keni lënë përgjysëm. Në jetën personale rikthehen shanset për sqarim.

Shigjetari:

Çështjet ekonomike apo te trashegimive rikthehen per tu zbatuar apo per tu plotesuar. Ju duhet pak me shumë qetësi psikologjike, që t’u shkoni me rregull ngatërresave ekonomike.

Bricjapi:

Në fushën e bashkëpunimeve, marrëveshjeve, tregtisë dhe jetës në çift do fillojë një periudhë rregullimi të gabimeve nga e kaluara. Kujdes me hapjet e reja.

Ujori:

Ju rikthehet një mundësi e një pune, e cila ju ishte marrë padrejtësisht një vit më parë. Por a duhet të jepni gjithçka, kjo mbetet për t’u parëe. Nëse ndjeheni mirë fillojeni, në të kundërt mos bëni hapa të tjerë.

Peshqit:

Ju keni një rikthim të jetës suaj erotike fuqishëm, por me persona nga e kaluara të cilët e kanë komplikuar jetën tuaj ose e kanë zbukuruar. Ky rithim ose ndreq një gabim të së kaluarës, ose e bën më të madh gabimin.

Loading...