Zihet me fqinjin për jashtëqitjet e qenit, 21-vjeçarja vritet me armë zjarri
Transmetuar më 16-06-2020, 13:43

Zihet me fqinjin për jashtëqitjet e qenit të saj, vritet me armë zjarri. 21-vjeçarja Isabella Thallas, nga Denver, në Colorado, SHBA, u ekzekutua me gjashtë të shtëna me armë zjarri dhe i fejuari i saj Darian Simon, 26 vjeç, mbeti i plagosur, nga një person me të cilin po debatonte për jashtëqitjet e qenit.

Çifti i të fejuarve ishin duke shëtitur me qenin e tyre Rocco, kur një fqinj i shtëpisë Michael Close, 36 vjeç, nisi që ti shante, duke iu ulëritur dhe kërkuar llogari nëse do e mësonin qenin, apo do e linin që të kryente nevojat në kopshtin e tij.

Debati mes tyre degradoi pasditen e së enjtes që lamë pas, deri kur 36-vjeçari rrëmbeu një armë zjarri, duke qëlluar drejt tyre.

Isabella gjeti vdekjen menjëherë, ndërsa i fejuari u plagos, por arriti që të largohej. /a.y/noa.al

Loading...