Koronavirusi, Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme edhe 8 ditë të tjera
Transmetuar më 16-06-2020, 08:29

Teksa numri i infektimeve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriu vijon me ritme të larta, Presidenti Stevo Pendarovski, zgjat me 8 ditë gjendjen e jashtëzakonshme.

Zyra e Presidentit bën me dije se vendimi është marrë në bazë të nenit 125 dhe nenit 126 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë Veriore, pas një propozimi të paraqitur nga Qeveria dhe zgjat tetë ditë, duke filluar nga 15 qershori i vitit 2020.

Kjo pasi partitë politike kanë arritur një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në 15 korrik 2020.

"Në këtë drejtim, vendimi për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme merret me qëllim që të mundësohet përgatitja e qetë e zgjedhjeve, dhe veçanërisht zbatimi i masave për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë procesit zgjedhor, në një pandemi të koronavirusit të deklaruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, thuhet në njoftim. /a.y/noa.al

Loading...