Transmetuar më 15-06-2020, 22:38

Një martesë në Indonezi ka përfunduar në kohë rekord për shkak se nusja doli mashkull.

Një 31-vjeçar ka kërkuar divorcin dy ditë pas martesës duke akuzuar për mashtrim “nusen” e cila në të vërtetë ishte një mashkull.

Në Indonezi, në Muh, një djalë i ri u martua me 25-vjeçaren me emrin Mita pas njohjes në Facebook.

Martesa e shpejtë bëri që çifti në të vërtetë të mos e njohë taman njëri tjetrin.

“U takuam për herë të parë për një kafe, nuk kisha dyshuar asgjë dhe u dashurova. Vendosëm menjëherë të martohemi”, thotë Muh.

As të ftuarit në martesën e mbajtur në qytetin e Kediri, nuk dyshuan asgjë. Problemet nisën gjatë natës së parë të martesës, kur Mita refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me burrin me të cilin ishte martuar.

E njëjta gjë ndodhi edhe një ditë më vonë, dhe pikërisht atë natë 31-vjeçari Muh mësoi mashtrimin, ndërkohë që detajet si, nuk bëhen me dije.

Pas zbulimit, Mita u largua duke humbur gjurmët dhe 31-vjeçari e denoncoi atë për mashtrim dhe kërkoi divorcin.

Në të vërtetë Mita, quhej Adi dhe ishte mashkull.