Transmetuar më 15-06-2020, 20:27

Një grua e pa veten keq në një autobus, teksa një person po e grabiste.

Në këto momente ndërhyn shoferi i mjetit i cili e ndaloi menjëherë për t’i ardhur në ndihmë të moshuarës.

Video e regjistruar nga kamerat e sigurisë së autobuzit, tregojnë shoferin hungarez Károly Zsolt Kis që frenon kur shikon një burrë që kërkon t’i marrë çantën të moshuarës në qytetin Miskolc.

Ish-ushtaraku që ka shërbyer në Irak, ndalon mjetin dhe shkon duke shtyrë sulmuesin deri sa ai largohet.

Policia hungareze në lidhje me ngjarjen ka arrestuar një 27-vjeçar. /k.k/noa.al/