Dialogu me Serbinë, Thaçi: Të gatshëm për të arritur njohje reciproke
Transmetuar më 15-06-2020, 19:38

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, duke mirëpritur ftesën e Richard Grenell për rifillimin e dialogut me Serbinë, ka thënë se Kosova është e gatshme për njohje reciproke.

Ai shkon edhe më tej duke hedhur idenë edhe të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve.

Postimi i plotë

"Udhëheqja e proceseve të mëdha politike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë përcaktuese për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj.

Si President i Republikës së Kosovës e mirëpres ftesën për ta rifilluar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe të dërguarit special të tij ambasadorit Richard Grenell.

Kosova është e gatshme për të arritur marrëveshje historike paqësore me Serbinë, njohje reciproke dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike.

Tani i takon institucioneve të Republikës së Kosovës që të tregojnë mençuri dhe maturi në ndërtimin e unitetit dhe koordinimit me partnerët tanë strategjikë dhe të përkushtohemi që ta përmbyllim me sukses këtë process”, ka shkruar Thaçi. /k.k/noa.al/

Loading...