Transmetuar më 15-06-2020, 13:34

Një valixhe e mbushur plot me flori. Valixhja u harrua nga një pasagjer në Zvicër, në një tren me destinacion Luzernin.

Në muajin tetor dikush harroi një thesar të vërtetë, tre kilogramë flori brenda një valixheje, me një vlerë prej rreth 170 mijë euro.

Por gjëja më e veçantë është se askush deri më tani, nuk ka shkuar që ta tërheqë.

Bërja publike e rastit u bë pas përpjekjeve pa rezultat të autoriteteve zvicerane, për të gjetur të zotin e valixhes.

I zoti i valixhes tashmë do të ketë pesë vite kohë për t’iu drejtuar Prokurorisë së Luzernës, edhe pse nuk është e qartë se si autoritetet do të konfirmojnë pronarin e vërtetë. /a.y/noa.al