Hapet Bypassi-i Fierit: Nga sot, në dispozicion të qytetarëve
Transmetuar më 15-06-2020, 13:25

Duke nisur nga mesdita e sotme, hapet Bypass-i i Fierit. Me mbylljen edhe të anëkalimit tjetër, mbyllet përfundimisht Bypass-i i Fierit dhe nga sot kjo vepër e rëndësishme është në dispozicion të qytetarëve.

Ky fakt u bë me dije gjatë inspektimit të bërë nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Gjatë inspektimit u njoftua gjithashtu se këtë javë nis asfaltimi në Bypass-in e Vlorës dhe hapet gara ndërkombëtare për projektin e tunelit të Llogarasë.

Po ashtu u komunikua se nrenda qershorit hapet gara për ndërtimin e aksit prej 120 km përgjat gjurmës së “Korridorit Blu”, Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë turistike.

Loading...