Të jesh apo të mos jesh artist! Fotoja më e pëlqyer e Elhaida Danit “flet ” për fenomenin shqiptar
Transmetuar më 14-06-2020, 18:20

Fenomeni i rrjeteve sociale sipas studimeve shpesh i mashtron qytetarët, sidoemos të rinjtë dhe adoleshentët.

Mjafton të promovohesh, apo të pëlqehesh e të komentohesh, nuk ka rëndësi se çfarë vlerash përfaqëson. Bëhesh papritur i famshëm!

Këtë fenomen e shpjegon më së miri këngëtarja Elhaida Dani.

E vlerësuar në Itali dhe mbarë botën, si një artiste e vërtetë, Elhaida nuk e ka marrë asnjëherë vlerësimin që i takon nga autoritetet, mediat dhe rrjellimisht kjo reflektohet edhe te publiku vendas. Madje ngatërrohet shpesh edhe me pseudoartistë, aq sa nëse i referohemi pëlqimeve në rrjetet sociale ajo mund të jetë inferiore edhe krahasuar me një banore  të "Big Brother", që del gjithmonë zhveshur, edhe në dimër.

Mirëpo edhe shijet e publikut janë problem tjetër, madje nga mungesa e edukimit edhe i madh në vendin tonë.

Mjafton të bëhet krahasimi me një foto që Elhaida ka bërë publike, e veshur me rroba banjo pak ditë më parë. Kur ajo e bëri publike foton  duke thënë se është gati për të shijuar disa pushime verore, kjo foto ishte edhe më e pëlqyera dhe e komentuara e publikut. Mori mbi 3 mijë pëlqime.

Imazhet e tjera të këngëtares, teksa ajo i publikon dhe tregon se ka shënuar sukses në arenat botërore lënë shumë për të dëshiruar nga reagimi i publikut, sidoemos atij shqiptar, çka tregon se mjafton të shfaqësh hiret dhe nuk ka rëndësi a je artist, a transmeton emocion, për të arritur sa më shumë famë në rrjetet sociale.

Në botë ndahen artistët nga pseudoartistët. Ata që janë të vërtetë mbeten tepër të komentuar e të pëlqyer, sepse promovohen nga shteti dhe mediat, pavarësisht se fenomeni i nudizmit tërheq masat edhe në rastet kur dikush nuk përfaqëson asgjë.

/NOA.al

Loading...