Transmetuar më 13-06-2020, 21:47

Është e pakuptueshme se përse vonohet transporti publik në vendin tonë, dhe ai ndërqytetas, kur mijëra vetë mblidhen së bashku në protestat që po zhvillohen në vendet e tjera perëndimore, ndër më të prekurat nga Covid -19.

Në Britaninë e Madhe dita e sotme ishte edhe një ditë e protestave masive.

Siç tegojnë edhe fotot me mijëra njerëz shpërfillën këshillat ndaj korokavirusit dhe u dyndën nëpër rrrugë.

As temperatuat që ishin mbi 25 gradë nuk i penguan protestuesit të mblidheshin në protesta.

Mediat britanike raportojnë se si pasojë në Brighton trafiku ishte 25 për qind më i lartë se ditët e tjera dhe po ashtu 9 për qind në Londër.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka vendosur rregulla të reja, sipas të cilave edhe dy njerëz nga e njëjta banesë duhet të qëndrojnë dhe të veprojnë kur dalin të paktën dy metra larg.

/NOA.al