Transmetuar më 12-06-2020, 15:59

Donte të hante oriz, por gjyshja nuk ia gatuante, kështu që në inat e sipër vrau gjyshin me thikë.

22-vjeçari Austin Smith, vrau këtë të martë gjyshin e tij Stan Broadwood, 81 vjeç, në shtëpinë e tyre në McLaren Vale, rreth 33 kilometër larg Adelaide, në Australi.

Siç raportojnë mediat vendase, gjyshja ishte duke gatuar darkën, kur nipi i kërkoi që ti bënte oriz.

Por kur e moshuara Maria i tha se po përgatiste tjetër gjë, i riu u inatos dhe në mes të debatit të nxehtë, fillimisht qëlloi gjyshen me thikë pas shpine, ndërsa më pas goditi gjyshin duke e vratë.

Alarmi për ngjarjen u dha nga e moshuara, e cila pas goditjes me thikë të marrë arriti të largohej, pasi për të ndërprerë konfliktin ndërhyri i shoqi, i cili mbeti i vrarë.

Gruaja u shtrua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë që nipi u arrestua. /a.y/noa.al