Transmetuar më 12-06-2020, 15:44

Rrëmbeu vajzën dhe e vrau duke e mbytur. 30-vjeçari amerikan Jeremy Brown, nga Texas, rrëmbeu dhe vrau vajzën e tij vetëm 3 muajshe.

Viktima Lyrik Brown, u mbyt nga i ati në ujë. Foshnja u zhduk ditën e hënë dhe pas denoncimit të ngjarjes, nisën hetimet, ku kërkimet përfunduan teksa kufoma e vogëlushes u gjet në makinën e të atit.

U zbulua se Jeremy ishte në makinë me nënën e vajzës, një vajzë 18 vjeçare, kur mes tyre nisi një sherr i dhunshëm, gjatë të cilit 30-vjeçari nisi që të rrihte partneren.

E reja arriti që të largohej, por ai e ndoqi, e rrahu dhe e braktisi në rrugë, për tu larguar më tej me makinë, në të cilën mori me vete edhe vajzën.

18-vjeçarja njoftoi policinë, ku foshnja u gjet brenda makinës ditën e martë, në një rezervuar me ujë, ku e mitura kishte vdekur e mbytur.

Brown rezulton i arrestuar më parë në vitin 2007 dhe i dënuar për shpërndarje droge. /a.y/noa.al