Transmetuar më 12-06-2020, 14:29

Shkencëtari dhe shkrimtari amerikan David Quammen, pretendon se edhe shkencëtarët e dinin se një pandemi po afrohej, madje edhe zyrtarët e shëndetësisë.

“Lajmëruan liderët politikë, por në disa shtete, përfshirë edhe SHBA, paralajmërimet u injoruan ose minimizuan”, thotë ai.

Shkrimtari-shkencëtar, autor i librit “Spillover”, libri më i suksesshëm gjatë pandemisë, në një intervistë për italianen “Il Giornale”, akuzon politikanët se shqetësohen vetëm për atë që do të ndodhë nga sot e deri tek zgjedhjet e ardhshme.

“Shpenzimi i një shume të madhe parash, dhe një angazhimi politik për parandalimin e pandemisë do të perceptohej si rrezik. Politikanët janë shumica cinik dhe egoist dhe bëjnë rolin e miopit”, deklaroi Quammen, shkruan noa.al.

Sipas tij, kushdo politikan që vijon të kundërshtojë masat kundër pandemisë pas asaj që ndodhi nuk duhet të jetë më lider dhe duhet “djegur” nga zgjedhësit. /a.y/noa.al