21 vjet nga çlirimi i Kosovës, Meta nxjerr videon: Mirënohje përjetë NATO-s dhe SHBA
Transmetuar më 12-06-2020, 09:29

Presidenti Ilir Meta ndan një mesazh me rastin e 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Kreu i shtetit shprehet përjetë mirënjohës dhe falenderues për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe thotë se çështjen e lirisë së Kosovës, e bënë çështje të dinjitetit të tyre.

“Sot, në 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm jetën dhe veprën lapidare të Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së, si dhe dhjetëra e mijëra Heronj e Dëshmorë që dhanë jetën për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike, me orientim të qartë perëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë me të gjithë në rajon”, shkruan Meta. /a.y/noa.al

Loading...