Transmetuar më 11-06-2020, 22:44

Vendimi është marrë: 1.200 dyqane të markave të njohura të rrobave, mes tyre, Zara, do të mbyllen. Mediat europiane njoftuan sot se janë vendosur të mbyllen 1.200 dyqane të Zara, Bershka, Pull & Bear, Massimo Dutti, Stradivarius e Oysho. Të gjitha këto marka gjenden edhe në Tiranë.

Zara njoftoi se po detyrohet të mbyllë 1200 dyqane të saj për shkak të pandemisë Covid-19 duke u detyruar të kalojë në shitje online.

Vetëm muajt shkurt-prill u raportua 409 milionë euro humbje ose 44 për qind krahasuar me vitin e kaluar, citon The Guardian.

Mbyllja do të përfshijë kryesisht dyqanet që nuk kanë shumë fluks blerjesh, me xhiro modeste dhe me treg të vogël blerësish.

Zara Home në Tiranë

Në Tiranë gjenden në qendrën tregtare TEG, dyqanet e Zara, Bershka, Pull & Bear, Stradivarius, Massimo Dutti dhe Oysho.

Zara në Tiranë

(Update) NOA mësoi se këto dyqane nuk përfshihen në mbylljen e 1200 dyqaneve që nuk do të jenë më.

Inditex njoftoi se ka nisur në Shqipëri dhe Bosnje, shitjen online të produkteve të dyqaneve duke shtuar se paralelisht ka hapur 19 dyqane në vende të tjera. /noa.al/

Bershka në Tiranë