Transmetuar më 11-06-2020, 15:40

Lënë vetëm dy fëmijët binjakë 16 javësh, për të shkuar me pushime bashkë.

Margarita Yanayeva, 23 vjeç dhe partneri i saj Alexey, 35 vjeç nga Vilyuchinsk, në Russia, u arrestuan të akuzuar për braktisje të mituri, pasi lanë vetëm në apartamentin e tyre dy fëmijët binjakë.

Çifti e mbylli shtëpinë dhe u nis për udhëtim, pa fëmijët e tyre, duke i lënë të vegjlit në mëshirë të fatit. Zbulimi shokues u bë nga gjyshja e të miturve më 7 qershor, e cila lajmëroi ndihmën e shpejtë.

Njëri nga foshnjat u konstatua i vdekur, katër ditë pas largimit të prindërve, ndërsa vajza ndodhet në gjendje të rëndë, në spital.

Çifti donte që të kalonte disa ditë relaksi, larg nga të gjithë dhe të deheshin. Për të justifikuar mungesën e vajzës dhe djalit para miqve të tyre, deklaruan se ishin të shtruar në spital me koronavirus, kështu që nuk do kishin mundësi që ti shikonin gjatë kësaj kohe.

Gjyshja nisi të dyshonte pasi nuk kishte asnjë lajm nga çifti, ndaj shkoi në shtëpinë e tyre. Vogëlushët ishin lënë pa ushqim, nuk ishin ndërruar, duke bërë që të përfundojnë në gjendje të rëndë. Dy të rinjtë rrezikojnë 20 vite burg. /a.y/noa.al