Transmetuar më 11-06-2020, 12:44

Mendon se jam e shëndoshë?- Meshkujt e urrejnë këtë pyetje, për shkak se nuk ka një mënyrë të qartë për tu përgjigjur siç duhet. Nëse thuhet jo, femra mund ta akuzojë se gënjen, por nëse ai përgjigjet sinqerisht, do ta lëndojë partneren. Meshkujt janë të tërhequr nga femrat e sigurta dhe pyetje të tilla i bëjnë të duken të pasigurta.

Si ishte ish- e dashura jote?- Para se të bëni këtë pyetje, duhet të qartësoheni me veten, nëse do të dish se cilat femra e tërheqin, je më kurioze apo nga frika se mos dashurohet sërish pas saj. Kjo lloj pyetje ju bën të dukeni me besim të ulët në vete, ndaj mos e mbani kokën pas.

Do më telefonosh kur të mbërrish, kur të nisesh, para se të flesh?- Djemtë pëlqejnë që t telefonojnë partneret e tyre, por vetëm kur e ndjejnë dhe jo me detyrim. Nëse i impononi, rrezikoni që ti mërzisni, ndaj lërini të lirë, pasi ndjenjat komandojnë më shumë se çdo gjë, shkruan noa.al. Nga ana tjetër do të ndiheni më mirë, kur ju merr me dëshirën e tij.

Ku na shikon pas 10 vitesh?- Pjesa më e madhe e meshkujve nuk kanë plane afatgjata për lidhjen e tyre. Jetojnë momentin dhe shijojnë çdo sekondë me vajzën që duan. Kjo nuk do të thotë se meshkujt nuk duan objektiva afatgjatë, por thjesht nuk bëjnë kaq shumë plane. Shpesh kjo pyetje është një formë mënyre, për të mësuar nëse mashkulli është i interesuar për martesë. /a.y/noa.al