Rama: Brenda këtij sesioni parlamentar, hiqen taksat dhe Tvsh-ja për biznesin e vogël
Transmetuar më 10-06-2020, 14:47

“Brenda këtij sesioni të Kuvendit, biznesit të vogël do i themi s’ke taksa dhe Tvsh deri në vitin 2029 dhe këtë do e bëjmë me ligj. Nuk do ketë më inspektor te dera, e pretë kuponin apo jo”.

Është kjo deklarata e bërë nga Kryeministri Edi Rama ditën e sotme, duke thënë se biznesi i vogël do të respektohet për punën që ngre për veten dhe familjen dhe do të jetë aleate për shtetin.

Kryeministri sqaroi se heqja e taksës dhe tatim fitimit komplet, nuk do të thotë nxjerrje e biznesit të vogël nga sistemi, por rirregullim i tij në sistem.

“Kjo do të shoqërohet me një sistem që nuk përjashton fiskalizimin biznes-biznes. Biznesi i vogël nuk do të jetë më si kukullat ruse që hap një, del një tjetër, por do të jetë filtri për të parë gjithë lëvizjet e sistemit të madh. Është një sistem i tërë që duhet ngritur, por principi është ky”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se të gjitha projektet në agroturizëm do të jenë 100% pa taksa, pa tarifa vendore apo sigurime shoqërore./a.y/noa.al

Eurobondi, Rama: Lajm i jashtëzakonshëm, nga tregu i kapitaleve. Opozita, balonë tabake pa bisht

Loading...