Transmetuar më 10-06-2020, 12:21

Një krim i tmerrshëm ka tronditur gjithë botën, ku një grua shtatzënë është vrarë me thikë dhe më tej trupi i saj i pajetë është varur në pemë.

Ngjarja tronditëse vjen nga Afrika e Jugut, ku viktima është 28-vjeçarja Tshegofatso Pule, e cila u vra me thikë dhe u var në një pemë pranë Johannesburg.

Gruaja, e cila ishte në muajin e tetë të shtatzënisë u deklarua e zhdukur javën e kaluar, ndërkohë që kufoma e saj, u gjet ditën e diel.

Hashtagu #JusticeForTshego (Drejtësi për Tshego), është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërkohë që lidhur me rastin kanë nisur hetimet për vrasje.

Një episod i ri dhune në një vend ku sipas statistikave të fundit, vritet një grua çdo tre orë.

Një i afërmi i saj tha për mediat, se Tshego u zhduk pas një zënke me të dashurin, i cili ishte martuar me një tjetër. Ajo kishte telefonuar familjen, duke iu thënë se po kthehej në shtëpi, por që nga ai moment nuk u mësua asgjë rreth saj, shkruan noa.al.

Familja vendosi që të denoncoi zhdukjen e saj në polici, deri kur u gjet e vdekur.

Si i dyshuar për krimin është shpallur në kërkim i dashuri i viktimës. Lidhur me lidhjen e së ndjerës me të dyshuarin, ishte në dijeni edhe gruaja e tij, e cila kishte debatuar ashpër me të shoqin. /a.y/noa.al