Transmetuar më 09-06-2020, 10:44

Presidenti Ilir Meta reagon lidhur me zgjedhjet që pritet të mbahen në Serbi, ku partitë shqiptare kanë dorëzuar një listë të përbashkët.

“Përshëndes ngrohtësisht dorëzimin e listës së përbashkët të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit”, shkruan Meta.

Ai shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhje, bashkëpunimi i të gjitha subjekteve politike

për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi. /a.y/noa.al