Transmetuar më 07-06-2020, 18:45

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur gjatë ditës së sotme në një lokal tek "Pallati i Rinisë" në Prishtinë, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Policia dhe ekipet mjekësore kanë shkuar në vendin e ngjarjes pasi janë njoftuar.

Nuk dihet ende gjendja e të plagosurit.

Po kryhen procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat lidhur me ngjarjen./noa.al/