Transmetuar më 07-06-2020, 08:26

Një banesë është djegur totalisht në Rrajcë të qytetit të Përrenjasit, duke lënë në qiell të hapur familjarët.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mbrëmjes së të shtunës.

Si pasojë e zjarrit, të shkaktuar nga luhatjet e energjisë elektrike, e gjithë banesa e Xhevat Çukut është pushtuar nga flakët në brenda pak minuta.

Familjarët e kishin vënë re problemin me energjinë, por nuk menduan se do shkaktonte katastrofë të tillë.

Fillimisht flakët janë shfaqur në korridor dhe më pas janë përhapur në të gjitha ambientet e shtëpisë.

Pas kësaj, të alarmuar, të gjithë familjarët kanë dalë nga banesa me përjashtim të gjyshes së shtëpisë që ndodhej në gjumë.

Por në një moment të dytë ajo ka mundur të dalë, për fat të mirë pa pasoja. /k.k/noa.al/