Transmetuar më 06-06-2020, 19:29

Një konflikt me pasojë plagosjen ka ndodhur në Berat.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ndersa në konflikt janë përfshirë 2 familje.

Konflikti ka degjeneruar në një përplasje fizike me sende të forta ku për pasojë, pesë persona kanë mbetur të plagosur.

Dy familjet Dhana dhe Alibeaj, janë përleshur me thika, lopata dhe kazma.

Të plagosurit e familjes Alibeaj jane: Drita Alibeaj, djali i saj Erjon Alibeaj dhe nipi 18 vjeç Altjon Alibeaj.

“Pse mbjell këtu ?". Kjo ka qenë kryefjala e ngjarjes që nxiti përplasjen e 2 familjeve.

Në vendgjarje ka shkuar policia, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve, ndersa disa persona janë shoqëruar në komisariat.

Ndërkohë të plagosurit po marrin mjekime pranë spitalit Rajonal të Beratit./noa.al/