Transmetuar më 06-06-2020, 18:29

Një konflikt me pasojë plagosjen ka ndodhur në Berat.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ndersa në konflikt janë përfshirë 2 familje.

Konflikti ka degjeneruar në një përplasje fizike me sende të forta ku për pasojë, pesë persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në lagjen “Barrikada” të qytetit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e konfliktit./noa.al/