Transmetuar më 06-06-2020, 18:22

Italia konfirmon 72 jetë të humbura nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Lajmi bëhet i ditur nga Autoritetet e Mbrojtjes Civile, ku me vdekjet e fundit, shkon në 33 846 numri total i jetëve të humbura nga koronavirusi.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1297, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 165 078.

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 270 raste të reja pozitiv, duke e çuar totalin në 234 801.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan vetëm 27 viktima nga koronavirusi, duke e çuar totalin në 16,249.

Gjithashtu pati edhe 142 raste të reja të pozitiv me Covid-19./noa.al/