Transmetuar më 06-06-2020, 15:54

Kryeministri Edi Rama reagon për të dytën herë lidhur me marrëveshjen e arritur me opozitën për reformën zgjedhore, mbrëmjen e së premtes.

Ai thotë se padyshim që nuk është dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me Lulzim Bashën, ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë.

“Jo, sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës, mandateve, bashkive është një rikthim në realitet. Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!”, shkruan kreu i qeverisë. /a.y/noa.al

DOKUMENTI I PLOTË/ Ja marrëveshja që pranuan mazhoranca dhe opozita për reformën zgjedhore

Presidenti hedh poshtë marrëveshjen: Nuk siguron zgjedhje të lira

Rama dhe Basha komentojnë marrëveshjen për Reformën, Kryeministri i “pakënaqur”

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, flasin ambasadorët Kim dhe Soreca

Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, pritet zyrtarizimi pas mbledhjes së Këshillit Politik