Transmetuar më 06-06-2020, 15:42

Në vijim të takimeve me përfaqësues të bizneseve në njësinë nr.9 në kryeqytet, kryedemokrati Lulzim Basha, u ndal edhe në një prej familjeve më të vjetra tiranase.

Ai ka ndarë një fotografi nga oborri i familjes Petrela, duke ngritur si shqetësim çështjen e pronave.

“Sot, në oborrin e familjes Petrela, një nga më të vjetrat në Tiranë, duke biseduar jo vetëm për hallet e tyre sot nga ekonomia në krizë tek problemi i pronave, por edhe për planin tonë për ringritjen e ekonomisë dhe mirëqenien e gjithë shqiptarëve nesër. Ditë më të mira”, shkruan kryedemokrati.

Më herët gjatë takimeve, Basha tha se numri i bizneseve që mbyllen përditë ka shkuar në 60 në një ditë dhe se se kjo është fushëbeteja e vërtetë dhe drama e madhe që ka shkaktuar Edi Rama vendit. /a.y/noa.al

Basha: Çdo ditë mbyllen 60 biznese! Drama e madhe që ka shkaktuar Edi Rama