Transmetuar më 06-06-2020, 14:07
Foto ilustruese

Një person i cili tentoi që të kalojë me skaf drejt Italisë, 18 persona është vënë në prangat e policisë së Vlorës.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, uniformat blu bënë lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e të shpallurit në kërkim Benjamin Balaj, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në lagjen “15 Tetori” Vlorë, pasi Gjykata e Kavajës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Disa muaj më parë, Balaj, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë me skaf, në mënyrë të paligjshme nga Kavaja drejt Italisë, 18 shtetas që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Ndaj të dyshuarit për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Kavajës. /a.y/noa.al