Transmetuar më 06-06-2020, 13:18

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në Lezhë.

Në bulevardin “Gjergj Fishta”, një grua në drejtimin e një makine tip Benz me targa AA097 ZM, ka humbur kontrollin e mjetit, duke përfunduar përmbys.

Në makinë bashkë me të ndodheshin edhe dy fëmijët e saj të cilët kanë mbetur të plagosur.

Fatmirësisht nga aksidenti tre familjarët kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që paraprakisht flitet se gruaja në timon ishte shofere e re. /a.y/noa.al