Heqja e reciprocitetit me Serbinë, Kurti: Hoti i vesh Kosovës, fajin për mungesën e dialogut
Transmetuar më 06-06-2020, 12:45
Avdullah Hoti, Albin Kurti

Ish-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e cilëson shfuqizimin e reciprocitetit të paligjshëm dhe në shërbim të Serbisë.

Ai deklaron se edhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë.

Sipas tij, Kosova ka pafund probleme sociale dhe ekonomike, por ato nuk mund të kenë prioritet krahasuar me kërkesat e Serbisë, duke thënë se “Kjo pra është qeveria e paligjshme e Kosovës”.

Ai kujton se dy ditë më parë mediat njoftuan se 20 kamionë që kanë hyrë nga Serbia e respektuan masën e reciprocitetit dhe se në dokumentet e tyre kanë shkruar “Republika e Kosovës. Pra, ata po e zbatonin reciprocitetin. Por, pas vendimit të sotëm, nuk do të kenë më nevojë”.

Kurti thotë se Hoti ka deklaruar që i ka hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe se në këtë mënyrë, ai ia ka veshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme të dialogut.

“Një këso shërbimi të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë. Përveçqë dialogu do të jetë asimetrik sepse me reciprocitet të braktisur nga ana e Kosovës, aty pala kosovare hyn si fajtore për vonesën në rifillimin e dialogut”, shkruan Kurti.

Ai shton se historikisht shqiptarët i kanë pasur dy rryma politike varësisht nga qëndrimet e tyre karshi Serbisë dhe se as sot nuk është ndryshe, por, si rrallë herë më parë situata është qartësuar. /a.y/noa.al

Qeveria Hoti merr vendimin e parë, shfuqizon reciprocitetin me Serbinë: Të nisë dialogu

Heqja e reciprocitetit nga Kosova, Vuçiç: Vendim i mirë

Loading...